Berisha: Ramaduro si Maduro i ka familjarët të zhytur në drogë! Jep dorëheqjen dhe mos harro kurrë 20 shkurtin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi sërish Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e krahasuar me presidentin e rrëzuar nga pushtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

“Pavarësisht nga pretendimet e Edi Ramës se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është Venezuelë dhe nuk ka naftën e Venezuelës, e vërteta është se Shqipëria, në disa aspekte është Venezuelë tipike. Nuk ka rezervat botërore të naftës, por Ramaduro dhe Maduro janë si një pikë uji të pistë të ndarë në mes. Rama udhëheq kartelet më të fuqishme të kokainës në Europë, kartelin Çopja, kartelin Troplioni, kartelin Çela, i heroinës kryesisht ky i fundit”, tha Berisha.

“Rama është faktuar se njëlloj si Ramaduro arreston kundërshtarët politikë, përdor institucionet për shtypjen e pluralizmit. Edi Rama, njëlloj si Ramaduro, i ka familjarët e zhytur në drogë. Ai të shoqen, ky vëllain. Olsin, me dokumente. Rama, njëlloj si Ramaduro ka varfëruar shqiptarët në shkallë të pabesueshme.

Nga njerëzit më të paguar në vitin 2013 në rajon, janë sot njerëzit më të keqpaguar në rajon. Ramaduro njëlloj si Maduro përzë qytetarët nga vendi i vet. 40 për qind e shqiptarëve kanë ikur gjatë regjimit të Ramës kundrejt 20 për qind në rastin e Venezuelës.

Pra, vërtet gjeografia është krejt tjetër, vërtet përmasat janë të ndryshme, vërtet rezervat e naftës janë të ndryshme, por ngjashmëria midis Ramaduros dhe Maduros janë identike, vëllezër siamezë, në raport me drogën, me demokracinë, me shtypjen, në raport me qytetarët dhe grabitjen e tyre.

Ndaj dhe i them edhe njëherë jep dorëheqjen menjëherë. Jep dorëheqjen sepse do të tërheqin dhe mos harro kurrë 20 shkurtin se çfarë dinë të bëjnë shqiptarët me kultet e rreme, me kultet satanike. Pra, jep dorëheqjen”. 

Share This Article