Berisha: Raporti i Dik Martit u furnizua me material nga prokurori serb

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Raporti i Dik Martit, nga i cili mori udhë hetimi ndaj ish-liderëve të  UÇK-së, është cilësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si një akuzë e stisur, e furnizuar me material nga Beogradi.

Hetimin e Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK, Berisha e cilësoi një fermentim të Beogradit.

“Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”, tha Berisha.

Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marti kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.

“Unë e kam njohur senatorin Dik Marti, ishte një serbofil dhe rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dik Martit në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit Vukcevic, ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha.

Share This Article