Berisha reagon ndaj Ramës: Edvin Mashtrimi sulmon Mustafën që kundërshtoi minishengenin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dalë në krah, kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pas deklaratave që mbrëmë i dha në emisionin Pressing në T7, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Berisha ka shkruar në Facebook se Edi Rama me gjuhën e një mashtruesi ka ofenduar ish-kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kjo, sipas tij, po ndodh pasi që Mustafa e ka kundërshtuar projektin e Serbisë së Madhe, që ai e ka quajtur Minischengen.

“Ai me qëndrimin e tij bëri të dështojë përfundimisht përpjekja e re e treshes famëzeze të tradhtarëve të Kombit; Esad Toptanit të Ri, Baton Stanishiqit për krijimin sipas projektit të fundit të patronit të tyre, serbomadhit Vuçiç, të Jugosllavisë së Re”, ka thënë ai.

Share This Article