Berisha realizon për Salzburgun në humbjen nga Bayerni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mërgim Berisha ka realizuar një gol për Salzburgun në humbjen e thellë 6:2 që klubi austriak e pësoi në shtëpi nga Bayern Muencheni në kuadër të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Berisha realizoi golin e epërsisë për Bayernin në minutën e 4-të. Ai luajti 76 minuta. Në stol te Salzburgu ishte Albert Vallçi.

Gol tjetër për Salzburgun shënoi Masaya Okugawa (66’). Për Bayernin shënuan Robert Lewandowski (21’ penallti, 88’), Rasmus Kristensen (44’ autogol), Jerome Boateng (79’), Leroy Sane (83’) dhe Lucas Hernandez (90+2’).

Pas tri xhirove në Grupin A kryeson Bayerni me nëntë pikë, Atletico Madridi i ka 4 pikë, Lokomotiva e Moskës 2 e një pikë Salzburgu.

Berisha kishte realizuar një gol e një asist për Salzburgun edhe në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Atletico Madridit.

Share This Article