Berisha rikthehet në protestë, bën të ditur datën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se në datën 7 korrik, në Tiranë, do të zhvillohet protesta kombëtare e opozitës.

“Data 7 korrik është menduar nga Partia Demokratike të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Të bëjmë gjithçka për të nisur betejën tonë, kjo është betejë e rëndësishme, por kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”.

Më herët, Berisha mori firmat e 56 personave si përfaqësues të shoqërisë civile, duke krijuar atë që e quajti “Rezistencë Qytetare për Shqipërinë”.

Lëvizja “Rezistencë Qytetare për Shqipërinë” është krijuar mbrëmjen e sotme në Tiranë nga takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Momentalisht për krijimin e kësaj lëvizje kanë hedhur firmën 56 persona, të cilën do të krijojnë edhe kalendarin e aktiviteteve.

“Rezistencë Qytetare për Shqipërinë

Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar!

Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!

Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit!

Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare!

Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!”, teksti i firmosur nga 56 persona.

Share This Article