Berisha: Sa të jetë Blinken në postin e tij, unë nuk do të shkoj kurrë në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish kryeminisitri Berisha ka rrëfyer gjatë fjalës së tij në “foltoren e Matit” se nuk do të shkojë kurrë në SHBA gjatë kohës që në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit do jetë Anthony Blinken.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha tha se as zyrtarët e BE nuk i besonin deklaratat e bëra nga sekretari Anthony Blinken dhe se veprimi i bërë ndaj tij ishte bërë në favor të Edi Ramës dhe George Sorosit.

Sali Berisha: Dicka më ka penguar në betejën që po vazhdoja sepse në gjykatë vendosa të informoj të gjithë miqtë e mi në botë cdo kongresmen dhe senator të SHBA-ve për një abuzim ligji që është bërë në vendimin e dhënë ndaj meje. Nuk kam kërkuar ndihmë nga askush vecse gjykatës. E vërteta është që sat ë jetë në atë post sekretari amerikan i shtetit, Blinken unë nuk do shkel në atë vend.

Por kohërat ndryshojnë. Sot disa prej vendeve të Europës kanë një qëndrim tjetër ndaj atij vendimi. Ata nuk besojnë deklaratën: Prova kemi po nuk i themi. Ata nuk pajtohen me këtë akt që kishte si qëllim shkatërrimin e opozitës për llogari të Edi Ramës i cili është biri shpirtëror i George Soros të cilin do e shpallim non-grata pas fitores së PD.

Share This Article