Berisha-Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut: Sa të vij në pushtet do ju lë pa atdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka qenë dje në Lezhë e Kurbin në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 maj.

Kryetari i PD-së ka kërcënuar kryebashkiakët e Kukësit dhe Lezhës, Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun se sapo të vijë në pushtet do iu heqë shtetësinë e do i lërë pa atdhe.

 “Pjerin Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës, sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre dhe ky është një turp i madh. Pashko Gjoni, një nga aktet e para do bëjë është të heqë qytetarinë nga Lezha, do të përjashtojë. Qeveria e PD do të heqë shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe. Si mund t’i thuash talebanë qytetarëve të tu vetëm se kanë bindje të ndryshme politike?! Ke 72 orë në atë zyrë. Pastaj largohu se ia ke prurë lezhjanëve aty ku nuk mban më,” – tha Berisha.

Berisha i cilësoi këto zgjedhje si më të rëndësishmet e ekzistencës së tij në politikë dhe tha se do të jetë një ditë që ndan historinë njësoj si viti 1992.

Share This Article