Albania
Berisha: Serbia ka shpenzuar 50 milionë euro në lobim për ndarje të Kosovës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se deri më tani Serbia ka lobuar fuqishëm duke dhënë jo pak por 50 milionë euro për ndarjen e Kosovës.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Tempora në Oraneës, Berisha deklaroi se lobimi i Serbisë në SHBA dhe BE për ndarjen e territoreve ka shkuar në miliona euro që të arrihet përmes një marrëveshje dypalëshe. Sipas Berishës, marrëveshja në fjalë është kryekëput në interesin e Serbisë dhe po influencohet po aq sa edhe argatët shqiptarë.
Deklarata e Berishës:
Nuk e di per telefonatën e bërë nga SHBA në Kosovë, por deri tani Serbia ka dhënë 50 milionë euro për marrëveshjen. Ka një lobim të jashtëzakonshëm
Ka një lob të fuqishëm pro serb. Në Bruksel është zonja Mogherini. Por ka edhe në diplomacinë amerikane persona të caktuar që lobojnë një marrëveshje të tillë për shkëmbim territori. Por pastaj ka shumë të tjerë dhe së fundmi edhe zonja Mogherini tha se nuk mund të pranohen marrëveshje me linja të pastra etnike.
Kjo marrëveshje ka një simbol. Problemi i saj është totalisht kuadri i Serbisë së madhe… mund të më thuash ti po përse me tre komuna do të bëhet Serbia e Madhe?! Por kjo marrëveshje ka dy tipare kardinalë.
Së pari, e tha Vuçiç, para tre muajsh që Serbia do të bëhet më e madhe në tre fjalime rresht.
Tre komuna e zmadhojnë Serbinë. Por prisni, se pastaj vjen Bosnja. Republika Srbska. Por ku bazohej ideja e Serbisë së Madhe? Ajo bazohej në territor dhe spastrime etnike. A mundet sot që në kohën e parimeve të të drejtave të njeriut të përkrahet një dogmë e tillë? E quaj shumë të vështirë. Ka që e kanë përkrahur. Fatmirësisht, në Kosovë argati ka edhe dy argatë më vete se tjetër kush nuk e përkrah një marrëveshje të tillë. Deri tani argatët mbështesin njëri tjetrin dhe deri tani ata kanë listën serbe që i mbështet në parlament….
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

You must be logged in to post a comment Login