Berisha shënon hat-trick në fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i përfaqësueses së Norvegjisë, Veton Berisha ka shkëlqyer të shtunën në fitoren e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez.

Berisha shënoi tre gola në fitoren 5:1 ndaj Lillestroem. Ai shënoi në minutën e 68-të, të 73-të dhe në minutën e 82-të. Ndeshja i takoi javës së 23-të të kampionatit norvegjez. Vikingu renditet i treti me 41 pikë. Lillestroem është i gjashti me 35 pikë. Udhëheq Molde me 47 pikë.

27-vjeçari ka arritur në shifrën e 18 golave në këtë edicion në Eliteserien të Norvegjisë. I ka 21 ndeshje të luajtura. Berisha kaa edhe katër asistime.

Share This Article