Berisha shërohet nga koronavirusi, gati për Vikingun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi kosovar, Veton Berisha, është shëruar nga koronavirusi dhe i është dhënë leja nga mjekët për t’iu bashkuar skuadrës së Vikingut, ka njoftuar “dagsavisen.no të martën.

Ai do t’i bashkohet ekipit norvegjez të premten në stërvitje dhe do të jetë gati për ndeshjen kundër Haugesundit, të cilën Vikingu e luan në shtëpi pas një jave.

Berisha është në formë të mirë këtë edicion. Ka shënuar 11 gola në 19 ndeshje në “Eliteserien” të Norvegjisë. Ka kontribuar edhe me shtatë asistime.

Share This Article