Zyra për shtyp e “Foltores” ka reaguar lidhur me akuzat e adresuara nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pas shpërndarjes së badge-ve me logon e PD dhe Kuvendit Kombëtar për datën 11 dhjetor.
Bardhi foli për falsifikim pasi simbolitet ishin përdorur pa autorizim
Por “Foltorja” në reagimin e saj thotë se peng-kryetari në largim dhe vartësi i tij po bëhen qesharakë.
Në një deklaratë për mediat, thuhet se askush nuk mund të pengojë shumicën e demokratëve të realizojne misionin e tyre nen flamurin, siglen dhe simbolet e Partise Demokratike per te cilen kane sakrifikuar aq shume nderkohe qe vota e tyre tradhetohej nga peng kryetari ose shitej per karrige ministrash nga gaztori i tij!
“Shoqata Basha-Bardhi le te tunde dhe per pak dite letrat se partia dhe demokratet i kane braktisur me kohe” thuhet në deklaratë.
Reagimi i plotë:
Partia Demokratike – Foltorja
Nje pergjigje per “kryetarin” pa parti!
Te vene perballe faktit te kryer se shumica e delegateve te kuvendit dhe anetareve te PD i kane percaktuar tashme de facto si pakice uzurpuese te Partise Demokratike ashtu sic pritej, peng – kryetari ne largim dhe ai qe ka poshte, do te zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bere me qesharake sec jane.
Simbolet, vula, selia dhe vete Partia Demokratike u perkasin demokrateve te cilet kane deleguar vullnetin e tyre tek delegatet e Kuvendit Kombetar qe eshte dhe organi me i larte i Partise Demokratike.
Mbi 5000 mije delegate qe perbejne dhe mbi 65% te ketij Kuvendi kane firmosur ta therrasin ate ne 11 Dhjetor ne perputhje te plote me statutin e PD!
Askush dhe aq me pak ish-ministri Edi Rames nuk mund t’i pengoje ata te realizojne misionin e tyre nen flamurin, siglen dhe simbolet e Partise Demokratike per te cilen kane sakrifikuar aq shume nderkohe qe vota e tyre tradhetohej nga peng kryetari ose shitej per karrike ministrash nga gaztori i tij!
Shoqata Basha-Bardhi le te tunde dhe per pak dite letrat se partia dhe demokratet i kane braktisur me kohe.
Perballe mijera firmave qe mbeshtesin Kuvendin Rithemelimit te 11 Dhjetorit ankesat dhe te qarat per letra e shkresa deshmojne fundin pa lavdi te nje grupi njerezish te cileve as doreheqja nuk ua shpeton dot me nderin qe ne fakt nuk e paten kurre!