‘Foltoren’ e parë pas zgjedhjeve të 6 Marsit, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka zgjedhur ta mbajë me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Gjatë fjalës së tij, Berisha u është drejtuar atyre duke thënë se ‘zgjedhjet e ardhshme do të votojnë nga aty ku janë për kandidatët që duan që ato të keni rolin e tyre në zhvillimin e vendit’.
Sali Berisha: Do të bëjmë gjithçka për një bashkëpunim sa më të ngushtë të degëve tona në Athinë dhe kudo që ndodhen, inkurajojmë nxitjen e tyre.
Një bashkëpunim sa më të ngushtë me të gjithë emigrantët shqiptarë kudo që janë që ato të kenë rolin e tyre direkt në të gjitha zhvillimet e vendit. Vota e emigrantëve do të jetë përparësia e parë e Partisë Demokratike.
Zgjedhjet e ardhshme ju do të votoni aty ku jeni për kandidatët që doni. Një kuadër i ri ligjor do të hartohet për tërheqjen e investimeve nga emigracioni dhe diaspora jonë. Investimi i tyre përbën një potencial të jashtëzakonshëm për shpejtimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.
Ju garantoj se në çështjet e bashkëpunimit me emigracionin shqiptar, angazhimi i tij do të jetë një përparësi kryesore e PD në pushtet.+