Berisha: Sot hapëm dyert e blinduara të dyshes Basha-Rama, por na pengoi gazi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Berisha është duke mbajtur një konferencë për shtyp pak orë pas përfundimit të protestës për marrjen e selisës së PD-së.

Berisha tha se sot u përjetua qëndresa e madhe e demokratëve dhe se ata u konfirmuan si opozita e vetme në vend.

“Përjetuam një betejë për të qendruar opozita e vërtetë e shqiptarëve, të vendosur për të mbrojtur pluralizmit politik në Shqipëri, si edhe për t’u përballur me binonim Rama-Basha”, tha Berisha duke këmbëngulur se protesta e sotme ishte paqësore.

Berisha tha se pasi nuk e mbajti dot selinë me personat që kishte brenda, thirri sipas skenarit të parapërgatitur  për ndihmë narkopolicinë, të cilët ndërmorën një terror të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore.

Ish-kryeministri tha se protesta kishte detyrë që të hapte dyert e blinduara nga Basha.

“Protesta i hapi dyert”, tha Berisha.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F707598383543618%2F&show_text=false&width=560&t=0

Share This Article