Berisha: Të shkrihet Parlamenti nëse nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Foltorja e Kuvendit, Berisha ka hedhur dhe njëherë akuza ndaj Ramës dhe Bashës si bashkëpunëtorë në shembjen e ndërtesave të “5 Majit.”

Berisha: Kreu i Meduzës ju përgjigj atyre “se i kemi dhënë atyre aq sa u takon dhe më shumë se u takon.” U deklaroj shqiptarëve  se i kanë dhënë gënjeshtrën dhe mashtrimin dhe unë kam këtu dokumentin. Dokumenti është thjesht nëj vetë-deklarim dhe në asnjë rast nuk është kontratë dhe marrëveshje. Pa marrëveshjen mes palëve, vetë-deklarimi ka zero vlerë. Narko-qeveria i trajton si armiq, sillet ndaj tyre sikur të ishte një qeveri pushtuese, dhunon Kushtetutën, Kodin Civil dhe një seri ligjesh të tjera.

Berisha tha se kjo që po ndodh me banorët është një vjedhje e pangopur. 

Berisha: Kjo është një vjedhje e pangopur. Prapë nuk ngopen së vjedhuri ndaj qytetarëve. Ky është një akt në të cilin oligarkë të kreut të Meduzës dhe Lulzim Bravës, pengut të tij, kanë bashkuar ryshfetin, vjedhjen dhe..

Ndërkohë, që nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i ëkrkoi që të ndërpriste fjalën.

Felaj: Ju e kërkuat fjalën për procedurë, por vetëm procedurë nuk është…

Berisha: Ose ky Parlament do t’i kthehet popullit dhe interesave të tij, ose ky Parlament duhet të shkrihet.

Me tone të larta Berisha tha se Parlamenti nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.

Share This Article