Ish kryeministri, Sali Berisha nga Rrogozhina ku prezantoi kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Hekuran Xhani.
Ai bëri një paralelizëm se çfarë është vota e lirë për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Berisha bëri thirrje që demokratët mos votojnë kandidatin e Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçin, pasi sipas tij ai përfaqëson vulën e PD të marrë me dhunë nga policët e Edi Ramës.
“Votë për Edi Ramën do të thotë sistem patronazhistësh, përdorim fondesh publike për të blerë votën, angazhim i bandave të krimit dhe drogës për të blerë votat. Por cila është vota e lirë për Lulzim Bravën? Më duhet të them edhe për shtojcën e tij Ferdinand Saraçi. Vota e tyre është 1958 vota janë 5004 vota, turpi e faqja e zezë në historinë e lirisë së Shqipërisë. A nuk është kjo një fyerje për çdo demokrat e demokrate të Rrogozhinës e Shqipërisë? A nuk është kjo një fyerje për qindra mijëra mbështetës që votuar PD? A nuk është një fyerje e rëndë për çdo shqiptar që i beson votës së lirë? Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulzim Bravës. Lulzim Brava duke e ditur se është i nxirë para çdo shqiptari nuk shkon t’i paraqesë kandidatët e tij, nuk del vetë, vetëm e vetëm, që qytetarët të mos kujtojnë se janë kandidatë të Lulzim Bravës, por janë të logos që ka rrëmbyer me policët e Edi Ramës. Ndaj dhe i bëj thirrje mençurisë tuaj; mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Edi Rama. Logo e fitores është Shtëpia e Lirisë“, tha Berisha.
Berisha ftoi të gjithë qytetarët e Rrogozhinës të bashkohen me votën e lirë. Sipas tij Basha mashtroi për 8 vite se do bënte primaret dhe nuk i bëri kurrë.
“Mos humbisni votën tuaj për përfaqësuesit e Lulzim Bravës. Ai që do vijë të prezantojë Saraçin pyeteni për aferat e mëdha korruptive të Lulzim Bravës. Kur je peng t’i japin recetat që në mëngjes se si do të sillesh dhe çfarë poshtërsie do të bësh. Se sa të flasë për të ardhmen ai që vetëm humbet, flet dhe deklaron se Berisha po ndihmon Ramën, paçka se me bisht ndër shalë ulet dhe voton Ramën, voton vetingun të cilin e kishte quajtur aktin më mafioz kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha Berisha./Oranews/




