Berisha thirrje deputetëve demokratë: Mos u bëni skllevër, më 8 janar si në festival të shkojmë në shtëpinë tonë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjirokastra ishte ndalesa e radhës e ish-kryeministrit Sali Berisha për të festuar 31-vjetori n e themelimit të Partisë Demokratike.

Kur kanë mbetur 2 ditë nga tubimi i të shtunës,  Berisha u bëri thirrje sërish deputetëve përkrah Bashës dhe demokratëve për reflektim.

Berisha: Dua tu bëj thirrje deputetëve të PD dhe të gjithë demokratëve, mos u bëni pjesë e një skenari makabër kundër pluralizimit. Nuk është çështja këtu midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, çështja këtu është te raporti jetim për një shoqëri të lirë, raporti shumicë-pakicë. Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet dhe blen çdo ditë për interesa të veta. Kjo është partia juaj dhe ju jeni deputetët e saj, ju të tjerët që nuk jeni deputetë keni investimet tuaja  që ne ua respektojmë. Të bashkohemi me 8 janar, të gjithë së bashku në një manifestim proteste si në një Festival të shkojmë në shtëpinë tonë, në shtëpinë e demokratëve, të zbatojmë vendimin e 44 mijë anëtarëve të PD, të cilin peng Basha nuk do ta njohë. Është mision.

Berisha tha se Basha e ka kthyer shtëpinë e demokratëve në bunker ku mund të futen vetëm banditë, vrasës e kriminelë.

Berisha: Në vend të kësaj ai në historinë më të turpshme dhe të padëgjuar ka tre javë që vë blinde e brava dhe e ka shndërruar tempullin tonë, tempullin e demomkratëve shqiptarë në një ndërtesë burg, një ndërtesë bunker për punonjësit e saj, ndërtesë në të cilën futen banditë, vrasës dhe kriminelë me emër dhe mbiemër por nuk futen dot deputetët e PD, zyrtarët e saj.

Nuk la pa ironizuar dhe hyrjen e veçantë për kryetarin.

Berisha: Së fundi shpiku si Enveri derën e kryetarit nga e cila mund të futet vetëm Lulzim brava për çështje sigurie dhe asnjë tjetër.

Bashkë me thirrjen për pjesëmarrje masive në protestë, ai pati dhe një paralajmërim për Ramën.

Berisha: Dua të paralajmëroj Edi Ramën, ky është një revolucion demokratik paqësor sepse ne të tillë jemi, edhe kur kanë gjuajtur mbi ne këtu në Gjirokastër demokratët e Gjirokastrës nuk kthyen armët por organizuan qëndresën, shtuan radhët dhe bënë gjithçka që revolucioni i tyre të triumfojë në mënyrë paqësore. Po këtë do të bëjmë sot pas 31 vitesh, më të vendosur se kurrë kauzën ta çojmë deri në fund.

Share This Article