Berisha thirrje për protestën para Kuvendit: Të vijojmë revolucionin demokratik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet pak orë përpara protestës së paralajmëruar. Kryedemokrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubim si një shenjë revoltë ndaj ‘regjimit Rama’.

“Të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë, që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor, ngritjen e zërit, revoltën kundër dhunimit, kundër shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë, të cilët me datën 25 prill, votuan për partitë opozitare.

Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve, trajtohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste, kriminale, të turpshme. Qytetarë dhe qytetare, zëri juaj dhe prania juaj ka rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë.

Ju e shihini, ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt, ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut ku ishin futur dhe tallen me qytetarët. Ky është morali i tyre, karakteri i tyre.

Ndaj dhe sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë sallës, zëri i popullit opozitar,” tha Berisha.

Share This Article