Berisha tregon nëse pret heqjen e “non grata” me ardhjen e Trump

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris. I ftuar në lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Berisha i pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata“ ai tha se tani do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo “një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës”.

“Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko-shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. Një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Ëashington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”, tha Berisha.

I pyetur nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha: “Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Berisha tha gjithashtu se Partia Demokratike do bëjë kërkesë në Komisionin e Venecias të rishqyrtojë tërësisht reformën në drejtësi në Shqipëri, në mënyrë që sipas tij “t’i jepet fund batërdisë”.

“Partia Demokratike ka në plan pa diskutim angazhimin e komisionit të Venecias për rishqyrtim tërësor të kësaj batërdie e cila në fund të fundit u mohoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të drejtë e të duhur. Ajo asgjësoi sigurinë ligjore, shtyllën kryesore të shtetit ligjor dhe krijoi monstruozitetin më politik në akt-akuzë të njëjtë siç ka ekzistuar gjatë diktaturës”, – tha Berisha.

Share This Article