Berisha tregon orën dhe vendin e protestës së nesërme kundër Vuçiçit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha ka thirrur të parën protestë kombëtare që kur dorëzoi drejtimin e PD-së në 2013.

Protesta do të mbahet pasditen e të hënës, ora 16:00, ditën që në vendin tonë mbërrin presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, për takimin e radhës të Open Balkan.

E në fakt organizimi kaq i shpejtë e protestës pas Kuvendit të 11 dhjetorit lidhet pikërisht me ardhjen e Vuçiç dhe aferën e fundit të 400 mln eurove me incineratorët që çuan në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Protestuesit do të mblidhen te selia e PD dhe nga aty do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Berisha tregon orën dhe vendin e protestës së të
Share This Article