Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herë fushatës së vaksinimit anti-Covid në Shqipëri, i nisur me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama.
Me një krahasim të shpejtë me fushatën që ka nisur Turqia dhe atij në vendin tonë, Berisha shprehet me ironi se me këtë ritëm, Ramës do t’i duhen gati 200 ditë për të vaksinuar vetëm personelin shëndetësor.
“Këtij i thonë sukses! Turqia, 300 000 të vaksinuar në ditë, Shqipëria 365 të vaksinuar në 5 ditë! Dje Edvin Hajduti njoftoi se nga vaksina skarcitet kallp e futur në mënyrë klandestine në Shqipëri, janë vaksinuar 350 persona.
Agjensia Reuters njofton dje se Turqia ka vaksinuar në dy ditët e para mbi 600.000 njerëz. Kështu, Shqipërisë me Edvin Hajdutin për të vaksinuar vetëm personelin mjekësor do t’i nevojiten 200 ditë. S’ka gjë se vet e bëri i pari vaksinën!” nënvizon po me ironi Berisha teksa publikon edhe lajmin e Reuters, që flet mbi ecurinë e procesit të vaksinimit në disa vende të botës.