Berisha: Vota për binomin Basha-Alibasha është votë për Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Shkodra, Sali Berisha ftoi demokratët të bashkohen dhe u shpreh i sigurt se PD në këto zgjedhje do dalë fitimtare. Berisha i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë nuk e ndalon vrullin e saj, hovin e saj, vendosmërinë e saj për t’iu rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

“Ne jemi të betuar dhe do t’ua faktojmë këtë shqiptarëve.

Unë për çdo demokrat kam një ftesë, të bashkohemi dhe të mos harrojmë se geni ynë është pluralizmi, se ideali ynë është liria. Asnjë demokrat nuk duhet të harrojë investimin e tij. Për sa u përket binomit Basha-Alibasha, ai përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, pengjet më të keqpërdorura në historinë politike të Shqipërisë, janë pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata është votë për Edi Ramën.

S’ka diskutim që ata faktojnë se ata nuk kanë merituar asnjë besim, asnjë mbështetje, pasi ata janë persona që në radhë të parë shkelmojnë veten e tyre. Në këtë kontekst sillen si pengje pa asnjë lloj vlere”, tha Berisha.

Share This Article