Berisha: Yuri Kim i ka thënë Bashës se unë e di për dosjet që ka SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri u shpreh se dosjet që do t’i kalojnë Gjykatës së Lartë po kalojnë nga dora e ish-gruas së Edi Ramës.

Berisha tha se ambasadorja Yuri Kim i ka thënë Bashës se Berisha e di që SHBA ka dosje, por ai nuk i beson ato dosje.

Berisha: Kanë zgjedhur ish-gruan e Ramës dhe gruan aktuale të ministrit të Brendshëm për t’ia besuar të gjitha dosjet që do t’i paraqiten Gjykatës së Lartë. A mund t’i besohet kësaj reforme me ne krye të Sorosit. Ambasadorët rendin pas Sorosit, sepse ai është i gjithëfuqishëm. Ne nuk mund të heshtim për interesat tona.

Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në VOA se nuk duhet të habitemi para këtij vendimi. Unë i them asaj që e ka thënë këtë, por ka thënë edhe diçka tjetër. I ka thënë Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di ajo që ka dosje DASH, sepse sekretari i shtetit e ka marrë vendimin bazuar në raporte të OJQ-ve dhe qeverisë së Ramës. Dosjet janë të tëra shpifje.

Share This Article