Sali Berisha zbardhi ne Quo Vadis detaje nga procesi gjyqesor me Sekretarin e Shtetit Blinken per shpalljen e tij non-grata!
Lideri i opozites pranoi se gjykata e Apelit ne France ka rrezuar kerkesen e tij per hapje procesi gjyqesor kunder Antony Blinken. Kjo per shkak te faktit se Berisha nuk eshte shtetas i Bashkimit Europian e se Blinken eshte me imunitet diplomatik.
Megjithate Berisha tha se kerkesa tanime per gjyq kunder Blinken eshte transferuar ne Gjykaten e Larte te France ( e Kasacionit). Edhe per kete rast teksa foli ne emisionin Quo Vadis ne Vizion Plus, Berisha tha se trupa e tij e mbrojtjes ligjore ka shprehur skepticizem pikerisht per shkak te faktit se ai nuk eshte shtetas i BE-se.
“Nuk ka moral qe une duke hedhur ne gjyq Blinken, nga ana tjeter te kerkoj heqjen e non-grates. Jo kete nuk e bej. Ama kam thene kete: nese ka nje dokument te vetem kunder meje nga Blinken, une iki nga politika”, tha Berisha.
Megjithate Berisha tha se nje avokat shume i mire qe ka qene pjese e ish-keshilltar i George.W.Bush ka marre persiper te mbroje figuren e Berishes ne Kongresin Amerikan pa asnje kosto financiare per Berishen.