• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Berlini dhe Parisi do të koordinohen më mirë për krizat

Berlini dhe Parisi do të koordinohen më mirë për krizat

by albnews
21 August, 2020
in Bota
0
1
VIEWS

Qëndrimet e ndryshme në krizën e Mesdheut lindor qenë një nga temat qendrore të takimit të kancelares Merkel dhe presidentit Macron në Cote d’Azur. Berlini është për bisedime në krizën e Mesdheut lindor.

Në takimin e djeshëm (20.08.) midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron qe e dukshme përpjekja për të demonstruar elementët e përbashkët. Skena e takimit, kështjella e shekullit të 17-të Fort de Bregançon në Cote d’Azur qe zgjedhur qëllimisht nga pala franceze. Në rezidencën verore të Presidentit ftohet vetëm një personalitet në vit, u tha nga Parisi. Ftesa është shenjë e fuqisë dhe të cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe.

Nga ana tjetër, në konferencën e shtypit para darkës së punës të dyja palët deklaruan se duan të koordinohen më ngushtë në krizat ndërkombëtare. Shkas për këtë deklaratë janë qasje të ndryshme në disa kriza. Së fundi kemi reagime të ndryshme të Francës dhe  Gjermanisë në krizën e Mesdheut lindor: mes Greqisë, Qipros dhe Turqisë.

Frankreich Bormes-les-Mimosas | Fort de Bregancon | Macron begrüßt Merkel (Getty Images/AFP/C. Simon)
Macroni përshëndet Merkelin, Bormes Les Mimosas, Fort de Bregançon

Kancelarja Merkel ka marrë rol ndërmjetësues në këtë krizë. Ajo ka telefonuar me presidentin turk Erdogan dhe me kryeministrin grek Micotakis.

Kurse Franca po patrullon, në mbështetje të Greqisë, me dy anije luftarake ujërat greke. Ka dërguar atje edhe një avion luftarak. Këto veprime Parisi i bëri pa koordinim me Berlinin.  Berlini tha vetëm se “i merr në konsideratë” ato.

Siç dihet, Turqia po provon të gjejë gaz natyror në det, në Mesdheun Lindor. Sipas Turqisë, gazin ajo po e kërkon para territorit vetjak kontinental. Por Greqia e akuzon se gazin po e kërkon në ujërat greke. Ka pasur me sa duket edhe një përplasje, mes anijeve luftarake greke e turke.

Merkel: gjendje shumë kritike në Mesdheun lindor

Në këtë drejtim, kancelarja Merkel e cilësoi „shumë kritike” gjendjen në Mesdheun lindor. Mund të dërgosh anije, tha ajo. Por “ne mbrojmë qëndrimin që problemet zgjidhen duke biseduar – dhe jo duke shkallëzuar tensionet. Kjo vlen për të gjithë pjesëmarrësit.” E vështirë të thuhet se cila strategji është më e mira. Merkeli tha edhe se “BE duhet të shfaqet si aktor gjeostrategjik”. Dhe këtu ka ende shumë për të bërë.

Emmanuel Macroni e shpjegoi sjelljen e Francës me interesin që të mbrohet sovraniteti i BE. Greqia dhe Qiproja janë anëtare të BE. Si dhe me interesin për stabilitet në rajonin e Mesdheut. Presidenti francez tha se për të dyja objektivat Parisi dhe Berlini janë të të njëjtit mendim. “Objektivi ynë strategjik është i njëjtë: sovraniteti dhe stabiliteti evropian”. Por shtoi se “të gjithë ne kemi mënyrat tona, për t’i bërë gjërat. Të gjithë kemi historinë tonë vetjake.”

Ndërsa kancelarja Merkel tha se megjithë bashkëpunimin, kemi edhe karaktere të ndryshme.

Frankreich Bormes-les-Mimosas | Fort de Bregancon | Emmanuel Macron und Angela Merkel (picture-alliance/AP Photo/C. Simon)

Qasje të ndryshme ndaj Turqisë dhe Libisë

Macroni konsiderohet njëri nga kritikët më të ashpër në BE të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.  Pas takimit me kancelaren Merkel ai tha se “te Turqia duhen vënë gjërat në rregull, kur ndodhin provokime apo teprime”. Kurse mediave franceze Macroni u tha këto ditë se Erdogani përzien nacionalizmin me islamizmin, në një formë të papranueshme për Evropën.  Ai e akuzon Turqinë edhe se shkel embargon e OKB-së kundër Libisë.

Edhe Gjermania është kritike ndaj Erdoganit. Edhe në adresë të Turqisë, Merkeli qartësoi se “sulmet ndaj sovranitetit të BE nuk do të pranohen”. Por për Gjermaninë dhe BE, bashkëpunimi me Turqinë ka rëndësi, sidomos për çështjen e refugjatëve, që Turqia i strehon dhe i pengon të vijnë në Evropë. BE, ndonëse mbështet në grindjen në Mesdheun lindor anëtarët e tij, Greqinë dhe Qipron, nuk ka vënë sanksione ndaj Turqisë. Por po ndjek rrugë diplomatike.

Libia ishte një nga temat e tjera në takimin e përbashkët. Në takimin e djeshëm (20.08.), kancelarja Merkel tha se Libia nuk është një shtet, ku mund të ndjekësh si shtet i tretë, synimet e tua strategjike. Vëzhgues të ndryshëm thonë se Franca po mbështet në Libi gjeneralin Haftjar, kundërshtarin e qeverisë së njohur nga OKB-ja të Libisë. Kurse Turqia po mbështet qeverinë aktuale, me të cilën ka lidhur marrëveshje të posaçme.

Frankreich Bormes-les-Mimosas | Fort de Bregancon | Emmanuel Macron und Angela Merkel (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Franca dhe lidhja me rajonin e Mesdheut

Franca ndihet përgjegjëse për rajonin e Mesdheut. E shikon, ja ku është, i tha Macroni dje kancelares Merkel, duke ia treguar detin, që nga kështjella Fort de Bregançon. Ish- presidenti francez Sarkozi ishte nga më aktivët në angazhimin që Perëndimi të ndërhyjë ushtarakisht në Libi – për rrëzimin e diktatorit Muamar Gaddafi. Në një inisiativë vetjake, Franca krijoi në vitin 2008 Bashkimin për Hapësirën Mesdhetare, që tani e ka humbur mjaft rëndësinë.

Parisi i interesuar për koordinim me Berlinin

Megjithë veprimet vetjake në Mesdheun lindor dhe në Libi, Parisi përpiqet ta ruajë dinamikën që solli në marrëdhëniet dypalëshe  dakordimi i Berlinit për fondin e rindërtimit të Evropës nga Corona. Francezët e cilësojnë këtë një dakordim historik. Për hir të së ardhmes së BE, Gjermania braktisi „historinë vetjake” dhe ra dakord që BE të marrë borxhe për bashkësinë.

Bormes Les Mimosas, Fort de Bregançon (picture-alliance/dpa/S. Nogier)
Bormes Les Mimosas, Fort de Bregançon

Vlerësimi nga Franca pasqyrohet edhe në simbolikën e vendit të takimit. Kancelari i fundit gjerman i ftuar rezidencën verore të presidentit francez ka qenë Helmut Kohli, 35 vjet më parë. Presidenti François Miterrand e ftoi Kohlin atje si shenjë të marrëdhënieve të ngushta.

Presidenti Macron tha në Fort de Bregançon se  “Gjermania dhe Franca punojnë më me efektivitet bashkë, kur kanë përcaktuar qëllime të përbashkëta”. Në këtë frymë, ai ra dakord me kancelaren Merkel për t’i koordinuar më mirë masat kundër virusit Corona në të dyja anët e kufirit. Një mbyllje e kufirit të përbashkët, si në mes të marsit, në të ardhmen nuk duhet të ndodhë më.

Previous Post

Lagështia faktor kyç për të minimizuar transmetimin e virusit COVID-19

Next Post

Pesë ndryshimet afatagjata që po sjell pandemia e Covid-19

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
Pesë ndryshimet afatagjata që po sjell pandemia e Covid-19

Pesë ndryshimet afatagjata që po sjell pandemia e Covid-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM