Parlamenti i landit të Berlinit e ka shpallur sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin, festë zyrtare dhe do të jetë ditë pushimi.
Megjithatë, Parlamenti i Berlinit njëkohësisht shpalli 8 majin si ditë pushimi për të shënuar 75-vjetorin e kapitullimit të pakushtëzuar të regjimit nazist në vitin 1945. Ky vendim do të aplikohet vetëm për 8 majin e këtij viti dhe jo për vitet e tjera.
Politikanët e koalicionit qeverisës së landit të Berlinit që përbëhet nga tri parti, Social Demokratët (SPD), Linke dhe të Gjelbrit, mirëpritën këtë vendim si shenjë të progresit në barazinë gjinore.