ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë? 3 hours ago
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së 3 hours ago
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës? 3 hours ago
Kërkim për azilkërkuesin e burgosur në hotelin Epping, i liruar gabimisht 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Berlini paguan për civilët amerikanë në Gjermani

albnews by albnews
25 October, 2025
in Bota
0
Berlini paguan për civilët amerikanë në Gjermani
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth 12.000 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane në Gjermani u rrezikohen pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA. Berlini premton mbi 40 milionë euro për të mbuluar pagat.

Qeveria gjermane do të marrë përsipër pagesën e pagave të afërsisht 12.000 punonjësve civilë të Forcave të Armatosuratë SHBA në Gjermani, të cilët janë në rrezik të mos marrin pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA, të së ashtuquajturës “mbyllje”. “Nëse SHBA nuk i sigurojnë fondet në kohë, qeveria federale do të marrë përsipër fillimisht kostot e pagave të tetorit”, i njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Financave portalit online tagesschau.de.

RelatedPosts

Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

Maduro i Venezuelës thotë se SHBA-të po ‘fabrikojnë luftë’ ndërsa vendosin anijen luftarake më të madhe në botë

Ministria “do të fillojë procesin për të autorizuar një shpenzim të jashtëzakonshëm prej afërsisht 43 milionë eurosh”. “Sapo SHBA t’ia paguajnë fondet zyrës së pagave, këto fonde do t’i kthehen qeverisë gjermane”, vazhdoi zëdhënësja.

“Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen”

Për momentin, mbetet të shihet nëse SHBA-të do të autorizojnë pagat e punonjësve në fusha jo ushtarake, siç janë logjistika, furnizimet, ushqimi ose siguria. “Në të kaluarën, këta punonjës civilë, të paguar sipas ‘marrëveshjes kolektive për punonjësit e forcave të armatosura të stacionuara në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë’, përjashtoheshin nga ngrirja e buxhetit (mbyllja) dhe i merrnin pagat e tyre”, deklaroi ministria.

Sidoqoftë, pagat tani janë të garantuara. “Në koordinim të ngushtë midis qeverisë federale dhe landit të Rheinland-Pfalz-it, për këtë po krijohen aktualisht kushtet e nevojshme.” Kjo është gjithashtu “një shenjë solidariteti me forcat e armatosura amerikane të stacionuara në Gjermani dhe punonjësit e tyre civilë”.

“Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen. Ministri i Financave Lars Klingbeil ka arritur të garantojë vazhdimin e pagesës së pagave. Falënderoj Ministrin Federal të Financave për veprimin e tij të shpejtë dhe vendimtar”, tha Alexander Schweitzer, kryeministër i landit të Renani-Pfalc-it, sipas një deklarate. Qeveria rajonale e landit ishte angazhuar fuqimisht për afërsisht 6.300 punonjësit civilë në bazat amerikane në Rheinland-Pfalz.

Ver.di mirëpret garancinë e pagave

Sindikata ver.di i kishte bërë më parë thirrje qeverisë federale të merrte përsipër pagesat nëse është e nevojshme. Prandaj, sindikata mbështet njoftimin e Ministrisë së Financave. “Ky është një lajm shumë i mirë për punonjësit, një shenjë pozitive politike e përgjegjësisë sociale dhe një sukses për punën tonë sindikale”, tha nënkryetarja e ver.dit, Christine Behle.

Në të njëjtën kohë, pala e punëdhënësve amerikanë mbetet një faktor pasigurie, përfshirë edhe për muajt e ardhshëm. “Prandaj, ne supozojmë se zgjidhja e gjetur tani do të jetë e vlefshme për të gjithë periudhën e ngrirjes së buxhetit (shutdown)”, deklaroi Behle. Situata do të konsiderohet përfundimisht e qetë vetëm kur të përfundojë mbyllja në Shtetet e Bashkuara.

Sipas sindikatës ver.di, pagat e punonjësve gjermanë zakonisht miratohen nga autoritetet amerikane dhe më pas paguhen përmes një autoriteti rajonal në Rheinland-Pfalz, Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe Shërbimeve (ADD). Megjithatë, ky miratim nuk është dhënë që nga fillimi i së ashtuquajturës mbyllje më 1 tetor – pavarësisht kërkesave të autoriteteve gjermane./DW/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

25 October, 2025
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

25 October, 2025
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

25 October, 2025
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result