Berlusconi dhe Mbretëresha pjesë e ‘The Dead List’, emrat që do të vdesin në 2022-n

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vitin 2021, faqja parashikoi me sukses se 12 njerëz do të vdisnin, duke filluar me Princin Philip, i cili ishte numri një në listë dhe ndërroi jetë në muajin prill. Duka i ndjerë i Edinburgut kishte qenë në listën e vdekjeve gjithsej nëntë herë përpara se të vdiste. Pas Princit Philip, Golden Girl Betty White ishte në vendin e dytë në listë, i cili fatkeqësisht mbylli sytë natën e Vitit të Ri.

BOTË – Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta e dytë dhe ish-Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, janë dy emrat e bujshëm që pritet të vdesin në vitin ku sapo kemi hyrë.

Prashikimi i frikshëm është bërë nga një faqe interneti e quajtur “The Dead List”, e cila përdoret për të parashikuar dhe diskutuar vdekjet e mundshme të personave të famshëm, ka publikuar listën e saj për vitin 2022, ku ka përfshirë në të edhe Mbretëreshën Elizabeth, pas parashiimit të saktë për vdekjen e Princit Philip vitin e shkuar.

Në krye të “Listës së Vdekjeve” janë aktori Dick van Dyke, 97 vjeç dhe diplomati Henry Kissinger. Vitin e kaluar faqja e internetit arriti të parashikojë saktë 12 nga 50 vdekje. Pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, lista e vitit 2022 e ka gjetur Mbretëreshën Elizabeth në vendit e 12-të, teksa vlen të theksohet se emri i saj është për herë të katërt në këtë listë.

Prezantuesi dhe gazetari Sir David Attenborough, muzikanti Shane MacGowan, aktorja Angela Lansbury dhe ish-prezantuesi amerikan Bob Barker mbeten në listë nga viti i kaluar. Një nga njerëzit më të rinj në listë është komentatori i regbit, Nigel Starmer-Smith, 78 vjeç, i cili është për herë të parë në listë dhe është pozicionuar direkt në vendin e gjashtë.

Fytyra të tjera të reja në listën e zezë të vdekjeve janë prezantuesi televiziv Bill Turnbull, politikani italian Silvio Berlusconi, futbollistët Pele, Sir Bobby Charlton dhe Dennis Law, aktori Michael Gambon, i cili luajti “Eastender Arthur Fowler.”

Artikulli i faqes ‘The dead List’

Siç thuhet në faqen e tyre të internetit, rregullat e Listës së Vdekjeve janë:

“Kandidatët duhet të jenë mjaft të famshëm në mënyrë që vdekja e tyre të pritet dhe të raportohet nga mediat e Mbretërisë së Bashkuar; kandidatët nuk mund të jenë të famshëm vetëm për faktin se kanë gjasa të vdesin së shpejti dhe se vetëm 25 kandidatë mund të rishfaqen nga lista e vitit të kaluar.”

Në vitin 2021, faqja parashikoi me sukses se 12 njerëz do të vdisnin, duke filluar me Princin Philip, i cili ishte numri një në listë dhe ndërroi jetë në muajin prill. Duka i ndjerë i Edinburgut kishte qenë në listën e vdekjeve gjithsej nëntë herë përpara se të vdiste. Pas Princit Philip, Golden Girl Betty White ishte në vendin e dytë në listë, i cili fatkeqësisht mbylli sytë natën e Vitit të Ri.

Marrë nga technotrenz.com

Share This Article