Berlusconi, i infektuar edhe pas një muaji me Covid: “Ndihem si një luan”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gati një muaj nga infektimi, Silvio Berlusconi është ende pozitiv me Covid. Ish-presidenti i Milan, tani numri 1 i Monza, është ndjekur në mënyrë konstante nga profesor Alberto Zangrillo, e kontrollet e fundit të cilave i është nënshtruar kanë evidentuar ende prezencën e virusit.

Berlusconi është larguar nga spitali San Raffaele rreth 10 ditë më parë pas një javë mbikqyrje intensive. Simptomat që ishin shfaqur ishin të lehta, por duke parë moshën e liderit të Forza Italia (në 29 shtator do të mbushë 84 vjec) e patologjitë e tij, u mendua të mos rrezikohej. “Nuk kam simptoma. Ndihem si një luan”, ka thënë Berlusconi në këto orë. Kur u largua nga spitali, kishte pranuar se e pa punën keq. Në këtë pikë është e mundshme që karantina të zgjatet shumë.

Nuk ka festë ditëlindje e do të kalojë ca kohë përpara se ish-presidenti i Milan të mund të kthehet të shfaqet në public për takime zyrtare, politike e jo, përfshirë ndeshjet e Monzës së tij.

Share This Article