Bërnabiç me Stuart Peach: Përmbushja e detyrimeve, kusht për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka zhvilluar takime me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministren Ana Bërnabiç. Në fokus të bisedimeve mes tyre ishte situata mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministrja Bërnabiç u shpreh se kusht për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është përmbushja e detyrimeve dhe marrëveshjeve të arritura më parë ndërmjet palëve, raporton Tanjug.

Situata në Kosovë e Serbi ishte kryefjalë edhe e takimit mes Vuçiç dhe Peach. Po ashtu, dyshja u ndal edhe te intensifikimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Britanisë së Madhe.

Një bisedë serioze dhe përmbajtësore me Lordin Stuart Peach, biseduam për situatën në Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin.

Gjithashtu, u pajtuam se është e nevojshme që Serbia dhe Britania e Madhe të investojnë më shumë përpjekje në zhvillimin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe të përgjithshme politike,” tha Vuçiç.

Share This Article