Connect with us

Bota

Bernard-Henri Levy: Si do e shmangim epideminë e dëshpërimit?

Published

on

Ka kaluar një vit që kur, një nga intelektualët më të njohur të Evropës, Bernard-Henri Levy, erdhi në Athinë dhe interpretoi monologun e tij “Në kërkim të Evropës”, në Teatrin Pallas. Filozofi ikonoklastik francez e gjallëron fjalimin duke e ngarkuar me fuqinë freskuese të ideve konkurruese.

Pranë të mëdhenjve dhe të pushtetshmëve, por në të njëjtën kohë një mbrojtës i të dobtëve, ai është një socialist kundër komunizmit, një përkrahës i Perëndimit, SHBA dhe NATO-s ndërsa është edhe mik i ngushtë i luftëtarëve të lirisë në Bangladesh.

Vetë një luftëtar për parimet humaniste, që beson me zell se të gjithë duhet të mbrojnë idetë themeluese të kulturës perëndimore pa kurrfarë brejtjeje, Levy foli me Kathimerini për ndryshimet themelore që u janë shkaktuar popujve dhe shoqërive në të gjithë globin, nga kjo epokë e re e pandemive, ku kemi hyrë në mënyrë të beftë.

Një miliard njerëz tani janë të bashkuar në një frymë, duke jetuar në karantinë dhe duke u përballur me ndjesinë ndjellakeqe, se një pandemi mund të shkaktojë vuajtje prej urisë, luftëra dhe vdekje. Çfarë shërimi do të sugjeronit për këtë gjendje kolektive të mendjes së burgosur?

Advertisement

A jeni të sigurt se janë të bashkuar në frymë? A nuk janë ata, përkundrazi, plotësisht të izoluar, të shkëputur nga njëri-tjetri dhe duke e konsideruar çdo fqinj si një kërcënim të mundshëm? Sigurisht që ka solidaritet. Sigurisht që janë këta mjekë dhe infermierë të mrekullueshëm që e vënë jetën e tyre në rrezik, për të mbrojtur tonën. Por, sa i përket pjesës tjetër, ne nuk e di… “Të bashkuar në izolim” është një kontradiksion i vërtetë! Dhe “të bashkuar në karantinë” më duket paradoksale dhe absurde! Nuk po them se nuk është e nevojshme. Unë nuk jam ekspert, nuk jam mjek, dhe besoj ekspertë dhe mjekë kur thonë se është e nevojshme dhe se duhet ta pranojmë këtë distancim të ri social. Por le të mos përziejmë shkencën dhe politikën. Unë ua lë mjekësinë mjekëve, por kam një lloj logjike – dhe nuk pranoj iluzionin dhe të pretendoj se “distancimi shoqëror” mund të nënkuptojë dhe të jetë një lloj “vëllazërie”…

Gjashtë muaj më parë në një debat publik në Greqi ju keni sulmuar fort Steve Bannonin, për nacionalizmin dhe nativizmin e tij. Tek “Perandoria dhe Pesë Mbretërit” ju paralajmëruat për një tërheqje të SHBA nga bota. A ka kontribuar kjo tërheqje në reagimin tonë të dobët, të vonuar, vetëdëmtues ndaj pandemisë? A na ka shpënë “murtaja e populizmit” (për të përdorur një nga frazat tuaja), drejt murtajës?

Një pandemi është një pandemi. Eshtë një fenomen natyror. E ka me të vërtetë kur them “natyror” – që, meqë ra fjala mund të bëjë pak më modeste ekologët dhe ekspertët e tjerë të ndryshimeve të klimës që fajësojnë “njeriun”, ose “civilizimin” ose “teknikalitetet”. Nuk ka asnjë lidhje me tërheqjen e askujt. Dhe, kur flasim për këtë sëmundje, patjetër që duhet të shpëtojmë nga kjo mënyrë e të menduarit, morale dhe ndëshkuese. Thënë kjo, do të parashtroj dy pika. Së pari: Një nga arsyet pse përhapet virusi është politika, jo e Amerikës, por e Kinës; është qeveria kineze që gënjeu, ndëshkoi bilbilfryrësit atje, censuroi gazetarët që donin të paralajmëronin botën dhe të nxisnin opinionin publik etj.

Advertisement

Së dyti: Një nga arsyet pse sëmundja është kaq e dhunshme është fakti që të gjitha demokracitë tona kanë sakrifikuar sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor publik, për dekada të tëra. Arianna Huffington publikoi një libër disa vjet më parë në lidhje me kolapsin e infrastrukturave amerikane, përfshirë spitalet. Ajo kishte të drejtë. Kur shoh pamjet e qendrës së Nju Jorkut, kur dëgjoj miqtë e mi amerikanë që shkojnë në supermarket me frikë në stomak, kur shoh që vendi më i fuqishëm mbi Tokë ndonjëherë nuk ka as mundësinë të nderojë siç duhet në varrim të vdekurit, zemra më lëngon, po; por edhe unë nuk mund të mos mendoj, se ka diçka të kalbur në Shtetin e George Uashingtonit, Abraham Lincolnit dhe John Fitzgerald Kennedyt. Dhe kjo, mjerisht, vjen nga shumë kohë më parë! Nuk është vetëm një evolucion i kohëve të fundit! Dhe ka shumë pak të bëjë, mjerisht, me Trumpin e kështu me radhë…

Demokracia perëndimore ka vështirësi në frymëmarrje. A është koronavirusi “Mbreti i Gjashtë”? A është ajo, “Mbreti” më i rrezikshëm se sa edhe kërcënimi Sovjetik? Nëse kontrolli shoqëror dhe kufizimi i të drejtave janë të domosdoshme për të përballuar pandemitë, a është Kina gati të eksportojë në perëndim, krahas respiratorëve shumë të nevojshëm, edhe sistemin e saj të qeverisjes, që bazohet në mbizotërimin e kolektivit mbi individin?

Jo, jo dhe jo. Padyshim jo një “mbret”; asnjë “vullnet” i asnjë lloji; dhe kjo është arsyeja pse, meqë ra fjala, unë nuk ndihem aspak rehat me retorikën e “luftës”. Coronavirusi nuk është një “armik”; është thjesht një virus i trashë pa tru që, herët a vonë, do të zhduket nga një vaksinë. E dyta: Sigurisht jo një kërcënim sovjetik; nuk ka asnjë mënyrë për ta krahasuar këtë me ndonjë fuqi mashtruese, totalitare ose terroriste; dhe, përsëri, ne do të dalim fitues kundër kësaj sëmundje, shumë më lehtë sesa kemi bërë kundër Bashkimit Sovjetik. Dhe e treta: Kina sigurisht do të eksportojë respiratorë dhe maska; pa dyshim që ata do të përfitojnë – kundër SHBA dhe evropianëve – në këtë situatë tragjike; por nuk mund ta imagjinoj kurrësesi eksportimin e sistemit të tyre të qeverisjes! Për Greqinë (atdhe i demokracisë), për Francën (burim i Iluminizmit), për Amerikën (ende shoqëria më e madhe liberale në botë) do të ishte një humbje, një fatkeqësi dhe një poshtërim.

Advertisement

Si një intelektual që jeni marrë thellësisht me fenomenologjinë e pushtetit, a u besoni njerëzve me pushtet, që të marrin fuqi speciale, pa efektin anësor të zhvillimit të një prirje për të kufizuar të drejtat sa herë që u jepet mundësia? Nëse “viruset” e reja, të përmirësuara dixhitale të mbikëqyrjes dhe kontrollit shoqëror, infektojnë dhe kolonizojnë “polisin”, si do munden qytetarët, të trembur dhe të pafuqishëm në rrethanat aktuale, të luftojnë përsëri dhe të rimarrin mbrapsht të drejtat e tyre themelore?

Problemi i vërtetë është frika, keni të drejtë. Sigurisht që frika është normale. Sigurisht që të gjithë kemi miq dhe të afërm që janë prekur nga virusi. Por frika iracionale nuk duhet të jetë përgjigja. Iracionalja na shtyn që të pranojmë çdo lloj zgjidhje. Irracionale do të thotë të jesh i gatshëm të sakrifikosh të gjitha të drejtat, në mënyrë që të shpëtosh iluzionin e një garancie për të mos vdekur. Irracionale do të thotë të mendosh që asgjë nuk ka rëndësi, asgjë nuk ka vlerë, përveç frymëmarrjes. Kjo është ajo që Alexandre Kojeve, komentatori i shkëlqyer i Hegelit, e quante jeta e kafshëve, në fund të Historisë, në krahasim me jetën e vërtetë njerëzore në Historinë reale. Kjo është ajo që nënkuptuat ju Grekët kur kundërshtuat “euzein” (jeta e mirë, jeta organike e përzier me vlera, etikë etj) dhe “zein”, ose thjeshtë të jetuarin, si bimë ose peshk. Por, sërish, duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk do të them, siç bëni ju, “njerëz në pushtet”. Unë nuk do t’i fusja të gjithë në të njëjtin thes. Janë ata si Viktor Orban në Hungari, i cili e shfrytëzon qartësisht këtë mundësi dhe shtyn axhendën e tij joliberale. Dhe keni të tjerë, në Francë, në Mbretërinë e Bashkuar, apo gjetkë, të cilët me siguri nuk kanë të njëjtin qëllim: të drejtat dhe liritë që ata i pezullojnë në një moment, ne do t’i kthejmë nëse dëshirojmë.

Pushteti u heq qytetarëve të drejtat themelore për të luftuar sëmundjen. Pastaj ata janë të privuar nga të drejtat ekonomike, pasi beteja kundër sëmundjes çon në shkatërrim të kapitalit. Nëse “murtaja e populizmit” do të na çonte në murtajë të vërtetë, a do të na çonte murtaja e vërtetë në më shumë pabarazi, dhe më tej edhe më shumë populizëm? Si do ta prishim këtë rreth vicioz?

Advertisement

Për momentin, e kemi bërë. Shumica e shteteve u sollën siç duhet, me zgjuarsi dhe madje edhe me guxim, duke shmangur gabimet e mëdha të vitit 1929. Bankat qendrore luajtën rolin e tyre. Edhe institucionet ndërkombëtare. Dhe sindikatat – dua të them punëtorët – luajtën gjithashtu rilin që duhet. Tani, shtetet nuk do të jenë në gjendje të hedhin para me helikopterë  për një kohë të pacaktuar dhe pa kufij. Në një pikë, do të duhet të ndalen. Dhe ekonomia do të duhet të rifillojë. Si do të rindërtohen sistemet e kujdesit shëndetësor, pa ekonominë? Si, në një botë papunësie, do të duhet të shmangim një epidemi të dëshpërimit? Kjo është pyetja tani – për të mos përmendur të mallkuarit dhe të mjerët e tokës, të cilët sapo ishin duke dalë nga mungesa e zhvillimit dhe varfëria, dhe të cilët mund të varrosen përsëri në një shkretëtirë mjerimi, urie dhe… murtajash të tjera! Unë sapo jam kthyer nga Bangladeshi. Një vend shumë i dashur për zemrën time që kur isha atje, 49 vjet më parë, me luftëtarët e tyre të lirisë, gjatë Luftës çlirimtare. Kaq shumë murtaja po shkatërrojnë vendin. Duke filluar nga murtaja e varfërisë dhe ndryshimit të klimës …

Përgjatë historisë, epidemitë i kanë paraprirë rënies së të mëdhenjve. Murtaja në Athinën e lashtë çoi në kolapsin e Athinës. Murtaja e Justinianit kontribuoi në rënien e Bizantit. A dyshoni se është e pashmangshme që epoka e pandemisë, të çojë drejt një rendi të ri botëror?

Nëse Perëndimi mbyllet brenda kufijve dhe barrikadave të tij, po. Rreziku i vërtetë, tani, është pikërisht ky. Do të ishte si t’i thoje “lamtumirë botës”. Do të ishte njësoj si t’ua linim ndikimin tonë kulturor, aktorëve si Kina apo edhe India. Dhe do të ishte mbyllja e derës. Nëse e shohim këtë pandemi si një pretekst të ri për tërheqje, atëherë, po, do të jetë një datë e shënuar në historinë e gjatë të rënies sonë. / Ekathimerini – Bota.al

Advertisement
Continue Reading

Bota

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Published

on

By

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.

Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.

Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.

Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL

Advertisement
Continue Reading

Bota

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Published

on

By

Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.

Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.

Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.

1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025

2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME

3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME

4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca

Advertisement

Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME

5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar

Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME

Advertisement

6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta

Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME

7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME

8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°

Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME

9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

Advertisement
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME

10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban

Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

Published

on

By

Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.

Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.

Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Popular53 minutes ago

Kush ishin lajmet më të çuditshme dhe virale nga bota në vitin 2025

Bota55 minutes ago

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Albania1 hour ago

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Sports3 hours ago

Sir Ferguson sot në 84-vjetorin e tij i rikthehet historisë personale: Nuk fola dy vite me babain…vetëm pija alkool

Bota5 hours ago

10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën

Bota5 hours ago

Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin

UK5 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports5 hours ago

”Kalaja” e pamposhtur, Arsenali pa humbje në ”Emirates” në pjesën e parë të sezonit

Kosova5 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Albania5 hours ago

Ambasada e SHBA në Tiranë u uron shqiptarëve Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë!

Bota6 hours ago

“Gjermania po plaket!”, Merz u drejtohet qytetarëve: 2026-a është një pikë kthese për kombin tonë

Albania6 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK13 hours ago

58000 kilometra në këmbë nga Kili në Britani, historia e pazakontë e ish-ushtarit

Kosova13 hours ago

Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

Show - Biz13 hours ago

Dy shtetet që e festojnë të parët Vitin e Ri

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania6 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

UK1 day ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania1 day ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova2 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota2 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Trending