Bërns: Maqedonisë së Veriut i nevojitet zgjedhje në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-ve në vend Kejt Mari Bërns në një deklaratë për MIA theksoi se është e rëndësishme që të mbahen zgjedhjet, për shkak se siç theksoi ajo Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për institucione funksionale për ballafaqim me të gjitha sfidat, përfshi edhe krizën me Kovis-19.

Bërns theksoi se data për zgjedhje duhet të përcaktohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“Është e rëndësishme që në vend të mbahen zgjedhje. Republikës së Maqedonisë së Veriut i nevojiten institucione funksionale, Qeveri dhe Kuvend, që të mund të ballafaqohen me sfidat të cilat do të kenë efekt afatgjatë për ardhmërinë e vendit, përfshi edhe betejën me Kovis-19, si dhe përgatitjet për bisedimet me BE-në. Sa i përket datës për këto zgjedhje, kjo duhet të përcaktohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, nënvizoi Bërns.

Share This Article