ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë 5 hours ago
Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje 5 hours ago
SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme 5 hours ago
US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz 5 hours ago
Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor   5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

BERZH publikon raportin: Vetëm në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët edhe se në 2006-n

albnews by albnews
21 November, 2023
in Albania
0
BERZH publikon raportin: Vetëm në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët edhe se në 2006-n
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave.

Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar. Madje kënaqësia për të jetuar është më e ulët se në 2066-n. E dhëna është bërë e ditur nga raporti i fundit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

RelatedPosts

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Evropë

Reportazh/ Vunoi “parajsa” e pushtuar me hekur e beton nga ‘strategjikët’

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur

Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore (e cila përfshin të dy (i) vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe (ii) Ballkani Perëndimor), me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë (përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar). Ndërkohë, përqindja e njerëzve të kënaqur në Greqi është dyfishuar që nga viti 2016, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit”, thuhet në raport.

Sipas grafikut që shoqëron raportin, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëve është njëlloj si në vitin 2016, ndërkohë që është dhe më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi.

Madje në 2006-n, Shqipëria ishte një nga vendet që kishte kënaqësinë më të lartë të të jetuarit në rajonin e BERZH. Ndërsa në 2022, vendi renditet ndër të fundit në rajonin e BERZH, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Turqinë, Lituaninë. Gjithsesi në Maqedoninë e Veriut, psh, kënaqësia e të jetuarit është më e larta historike në 2022, kur në 2006-n ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Kosova është një nga shtetet më optimiste në rajonin e BERZH, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë nga shtetet e Europës, me një rritje të ndjeshme në krahasim me raportet e mëparshme. Pas shtetasve të Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovina.

Sipas Raportit të BERZH, rritja mesatare e kënaqësisë së jetesës në rajon “ndoshta reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës (duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësime në shëndet.

Veçanërisht, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqetësimi mendor shoqërohet me kënaqësi më të ulët dhe priret të jetë më i përhapur në vendet më të varfra dhe në mesin e individëve që janë financiarisht të pasigurt”.

Me sa duket të gjithë këto elementë që ndikuan në përmirësimin e kënaqësisë së të jetuarit në rajon, në Shqipëri nuk janë përmirësuar (shënim i Monitor).

Rritja e lumturisë me kalimin e kohës ka qenë e gjerë dhe jo e përqendruar në grupe të caktuara. Në të gjitha grupmoshat, nivelet e kënaqësisë nga jeta janë, mesatarisht, dukshëm më të larta se sa në vitin 2006, si dhe janë më të larta se në 2010 dhe 2016.

Për të dyja gjinitë, lumturia bie në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e moshës, por përmirësohet sërish në vitet e mëvonshme. Kështu, të dhënat përputhen me modelin në formë U-je, që gjendet në shumicën e literaturës mbi lumturinë, megjithëse pika e kthesës vjen pak më vonë se zakonisht në rajonet e BERZH-it. Nivelet e kënaqësisë nga jeta janë rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë

Putin thirrje Sllovakisë: Vendosni bllokadën energjetike në Ukrainë

3 September, 2025
Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

Kurti paraqitet në Gjykatë për rastin e kërcënimit nga rrjetet sociale, dy të akuzuar për kanosje

3 September, 2025
SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme

SHBA revokoi vizat ndaj zyrtarëve palestinezë në OKB, Macron: E papranueshme

3 September, 2025
US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz

US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result