Besa Shahini jep dorëheqje nga Ministria e Arsimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besa Shahini ka dhënë dorëheqje nga posti i saj si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, shkruan Gazeta Express

Express mëson se Shahini e ka dorëzuar sot dorëheqjen e saj.

Shahini e kishte paralajmëruar edhe më herët largimin e saj, duke thënë se nuk do të jetë më ministre e Arsimit.

Ajo kishte thënë se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.

Shahini kishte deklaruar se për ëktë vendim e ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama.

Arsye për këtë kishte thënë të jetë largimi nga Shqipëria, për t’ju bashkuar familjes së saj në Kosovë.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, kishte thënë Shahini.

Share This Article