Besarta, e bija e heroit Hamëz Jashari, e ka kujtuar sot ditëlindjen e babait të saj.
Ajo thotë se ndihet krenare për kontributin e babait të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Besarta është shprehur se babai i saj ka besuar gjithmonë në popullin e Kosovës, duke premtuar që të njëjtin qëndrim do ta trashëgojë edhe ajo.
Postimi i Besartës: Si çdo herë, edhe këtë vit po festojmë ditëlindjen tënde babush. Të tilla raste, po i shfrytëzoj të tregoj për ty babush dhe virtytet tua. Mbahesh mend, si njeri që bashkove njerëz për qëllime të përbashkëta – që sot na bëjnë krenarë. Dyli i vogël, që me mburrje mban nofkën tënde qetësisht po më dëgjon, teksa unë po i tregoj për ty. E mua po më mundon një pyetje “çfarë do të bëje për Kosovën, në rrethana aktuale ku po rritet Dyli?”. Jam e vetëdijshme që përgjigjen duhet kërkuar në kujtimet tona, por një gjë jam e sigurt se tërë jetën ke besuar në popullin tonë, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë. Nga ky qëndrim kurrë nuk lëkundemi, këtë ta premtoj babush. Përgjigjen do ta gjej, edhe Dylit do ti tregoj!!! Urime ditëlindja babë. Vajza jote krenare, Besart