Edhe në Durrës, besimtarët myslimanë kanë falur në orët e para të mëngjesit namazin e Kurban Bajramit, për të vijuar me pas me urimet mes njëri-tjetrit dhe shtrimin e drekës së kësaj feste në familje.
Në këtë festë të sakrificës, besimtarët i luten Zotit për më shumë paqe, bekim dhe harmoni, teksa ndjekin ritin e ndarjes së kurbanit me familjet në nevojë. Tashmë është kthyer në traditë që festat fetare në Durrës të festohen në harmoni të plotë mes qytetarëve, pavarësisht bindjes e përkatësisë fetare.
Berat
Në Berat, riti i faljes se namazit është zhvilluar në pedonalen e qytetit, ku ishin të pranishëm me qindra besimtarë. Falja e madhe është ndjekur edhe nga qytetarë të tjerë beratas që nuk i përkasin besimit mysliman. Ceremonia e faljes se bajramit u drejtua nga Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi. Pas faljes së namazit besimtarët përcollen lutje për shëndet, fat dhe mirësi. Festa vijon në çdo familje me drekën ku simbolika është kurbani si shenjë falenderimi ndaj Zotit.
Bulqiza
Ndërsa në Bulqizë besimtarët myslimane kanë kryer faljen e namazit në sheshin para xhamisë. Myftiu i Bulqizë, Sejdin Strazimiri, i cili drejtoi ceremonie tha se sot është dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njeri- tjetrin dhe se Kurban Bajrami është dita e sakrificës, sinqeritetit.
Top Channel