Besimtarët katolikë sot po festojnë Pashkët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Besimtarët katolikë sot kremtojnë festën e Pashkëve. Për këtë kanë uruar zyrtarë të institucioneve dhe partive politike.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë, duke bërë thirrje që kjo festë të shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë.

“Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë”, ka shkruar ajo.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar për festën duke thënë që këto Pashkë i gjejnë qytetarët duke u përballur me pandeminë, derisa ka bërë thirrje që kjo ditë të jetë e besimit që “shpejt do të jemi bashkë në çdo kremte”.

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët, duke u dëshiruar lumturi dhe begati në familjet e tyre.

Share This Article