Besimtarët myslimanë falën namazin e Bajramit në sheshin “Skënderbej”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme besimtarë myslimanë falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.


Pas 30 ditësh agjërimi, besimtarët kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Falja e namazit filloi në ora 06:10 ndërsa programi për Fitër Bajramin filloi në orën 05:40 dhe përfundoi  në orën 06:20.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku besimtarët myslimanë u falën nëpër xhami, këtë vit për shkak të lehtësimit të masave të pandemisë së Covid-19, besimtarët u falën në sheshin “Skënderbej”. Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Emri Fitër Bajram vjen nga ajo që myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Albuk Tv ua uron gjithë besimtarëve myslimanë Festën e Fiter Bajramit.

Share This Article