Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. 

Për shkak të Covid-19 dhe orës policore, mesha e cila do të duhej të mbahej në mesnatë, u zhvillua mëngjesin e sotëm, 2 Maj, në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, ku besimtarët do të marrin dritën e shpresës që nuk perëndon kurrë në ambientet e brendshme të Kishës, e ndërsa pritet edhe një mesazh nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Për këto Pashkë, ndryshe nga një vit më parë, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin social, ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Share This Article