Ai theksoi se Partia Demokratike në këto vite arriti të rekuperojë abstenimet e simpatizantëve të saj
Besnik Mustafaj, personi kyç që hartoi listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, thotë se përgjegjësia për humbjen është e liderit të Partisë, referuar indirekt Lulzim Bashës. Në një bisedë në ABC, ai theksoi se Partia Demokratike në këto vite arrite të rekuperojë abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk arriti sipas tij të krijojë një frymë për të sjellë fitore.
“PD gjendet përpara katër vitesh shumë të vështira. E gjithë Shqipëria gjendet para 4 viteve shumë të vështira. PD rekuperoi në një masë shumë të madhe abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk arriti të krijojë frymë. Por për mua nuk mund të gjykohet vetëm fushata, por edhe lideri.Lideri është përgjegjësi kryesor një filozofinë e partive popullore të qendrës së djathtë. Sot ne nuk arritëm të krijojmë një frymë. Unë si demokrat pres që të ngrejë frymën të më çojë në fitore. Ne jemi në rrethanat ku nuk ekziston vota kundër. Pra nuk ka një shoqëri të lirë që voton kundër. Ne pamë që vota mori Tom Doshi, çfarë përfaqëson partia e Tom Doshit për të pakënaqurit, asnjë gjë. Pra nuk u votua kundër, por vetëm, pro”, tha Mustafaj.