Beteja me koronavirusin në Itali nuk ka përfunduar: Rriten sërish rastet e reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 386 pozitivë (dje ishin 289), sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Viktimat janë 3 (dje ishin 6). Tamponët e bërë ishin 61.858, 5 mijë më shumë se dita e djeshme.

“Të dhënat ndërkombëtare të Covid janë shqetësuese. Sinjalet e fundit nga Franca, Spanja dhe Gjermania na thonë edhe njëherë se beteja nuk është fituar. As edhe në Europë”, shkroi në Facebook ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Share This Article