“Beteja për Donbasin do të jetë beteja më e madhe e kësaj lufte deri më tani”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se Rusia po kërkon të dyfishojë apo edhe trefishojë numrin e forcave që ka në rajonin e Donbasit, si pjesë e fazës tjetër të fushatës së saj ushtarake në Ukrainë, shkruan Sky news.

Komentet vijnë pasi zyrtarët amerikanë thanë se kanë parë indikacione se forcat ruse po rifurnizojnë dhe përforcojnë trupat në rajon.

Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, tha për Sky News se beteja për Donbas do të jetë “beteja më e madhe e kësaj lufte deri më tani”.

Ai shtoi se Rusia ka nxjerrë disa “mësime të vështira” nga “dështimi i fushatës së saj fillestare” dhe tani ka vendosur të ketë “objektiva më modeste”.

Share This Article