Flamur Noka në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mes të tjerash në ldihej me protestën e opozitës e cila pritet të mbahet pas pak orësh para Kryeministrisë.
Ai ka deklaruar se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij.
Në lidhje me faktin se ndërsa opozita proteston kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Ankara, oka tha se ai nuk është kryeministër i vendit por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit.
“Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion politik të PD dhe opozitës. Me gjithë përpjekjet e regjimit për ta izoluar dhe eliminuar politikisht, dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbur. Beteja për liri nuk fitohet me pranga.
Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët. Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha.
Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe. Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit.
Thirrje policisë dhe gardës të respektojnë protestën si vullnet i popullit, të mos bëhen kamikazë të narkoregjimit.”, tha ai.