ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik 5 hours ago
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin 7 hours ago
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse 7 hours ago
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në 7 hours ago
Gjyqet me juri u anuluan për krime me dënime më pak se tre vjet 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Beteja për ta shpëtuar liqenin në SHBA

albnews by albnews
3 February, 2022
in Bota
0
Beteja për ta shpëtuar liqenin në SHBA
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Liqeni më i madh natyror në perëndim të Misisipit po thahet përtej niveleve të tij më të ulëta në historinë e regjistruar, duke rritur frikën për pluhurin toksik, kolapsin ekologjik dhe dëmet ekonomike. Ama liqeni mund t’i ketë disa aleatë të rinj: ligjvënësit republikanë konservatorë.

Shpërthimi i ri i energjisë nga Qeveria e shtetit që mbizotëron GOP-in vjen pasi nivelet e liqenit së fundi kanë prekur një pikë të dobët gjatë një thatësire shumë të madhe rajonale, e cila u përkeqësua nga shkaku i ndryshimit klimatik. Megjithatë, uji është larguar nga liqeni për vite me radhë me qëllim që të furnizojë shtëpitë dhe të korrat në Utah.

RelatedPosts

“Do i ndalojmë Kievit daljen në det, Putin kërcënon këdo: Nëse Europa do luftë, jemi gati

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Këtë vit mund të ketë një investim shumë të madh në liqen, i cili ka qenë qe shumë kohë i menduar, me guvernatorin Spencer Cox, i cili ka propozuar që shpenzimi i 46 milionë dollarëve t’i kushtohet kësaj çështjeje. Mirëpo, disa prej Dhomës së Përfaqësuesve shqetësohen se idetë që kanë përparuar deri më tash në legjislaturën e shtetit nuk shkojnë aq larg sa ta ndalojnë katastrofën ekologjike me këto lëvizje të ngadalta.

Një propozim do ta trajtonte përdorimin e ujit në shtëpi dhe biznese, duke e matur ujin e jashtëm që konsiderohet si një nga më të lirët në vend. Tjetri propozim do t’i paguante fermerët për ndarjen e ujit të tyre në rrjedhën e poshtme, e një i tretë do t’i drejtonte paratë nga honorarët e nxjerrjes së mineraleve për të përfituar liqenin.

“Për një kohë të gjatë e mora si të mirëqenë liqenin. Ishte aty dhe mendoja se do të ishte aty gjithmonë”, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Brad Wilson në një samit që ai mblodhi për këtë çështje. Ama të mësuarit për pozicionin e pasigurt të liqenit këtë verë e la atë të tmerruar. “Great Salt Lake është në telashe…Duhet të ndërmarrim hapa”.

Efektet e liqenit

Image

Tharja e liqenit paraqet rreziqe serioze për miliona zogj migrues dhe për ekonominë e bazuar në liqen, e cila vlen rreth 1.3 miliardë dollarë në nxjerrjen e mineraleve, karkalecave me shëllirë dhe rekreacionit. Gjithashtu, ekzistojnë rreziqe edhe për shëndetin: shtrati masiv i thatë i liqenit mund të dërgojë pluhur me arsenik në ajër e që miliona njerëz e thithin atë.

“The Great Salt Lake ka nevojë për hapa të mëdhenj për t’u shpëtuar. Nuk do të bëhet asgjë me hapa të vegjël”, ka theksuar Zach Frankel, drejtor ekzekutiv i Këshillit jofitimprurës Utah Rivers. “Çka duam të bëjmë tani janë hapa të vegjël që duhet të ishin bërë 20 vjet më parë”.

Liqeni mori një goditje të fortë vitin e kaluar, me efekte shkatërruese në mikrobialitetet e tij, versioni i liqenit the Great Salt i një shkëmbi koralor. Kërpudhat që duken sikur dyshekë me gëzof të gjelbër me mikrobe, janë baza e zinxhirit ushqimor të liqenit dhe ushqimi kryesor për karkaleca me shëllirë.

Karkalecat mbështesin një industri shumëmilionëshe që furnizon ushqim për fermat e peshkut dhe ushqen miliona zogj migrues. Liqeni është po ashtu burimi më i madh i magnezit në vend dhe së shpejti mund të sigurojë litium, mineral kyç për bateritë e energjisë së rinovueshme.

Nivelet e liqenit

Image

Vitin e kaluar liqeni arriti nivel të ulët rekord prej 170 vjetësh dhe vazhdoi të bjerë, duke arritur në një nivel të ri të ulët prej 1.277.2 metrash në tetor. Një pjesë e konsiderueshme e mikrobialiteteve u ekspozuan ndaj ajrit, duke vrarë mikrobet vitale. Zhdukja ka të ngjarë të marrë vite për t’u rikthyer edhe nëse ato janë zhytur plotësisht përsëri në ujë, ka shpjeguar Michael Vanden Berg, gjeolog shtetëror.

E nëse nivelet e ujit vazhdojnë të bien, liqeni mund të bëhet shumë i kripur për mikrobet e ngrënshme për të mbijetuar, diçka që tashmë ka ndodhur në ujërat e krahut verior të liqenit.

Megjithëkëtë, Vanden Berg është optimist për krahun jugor, ku një port i mikrobialiteve të gjelbra i mbijetuan rënies së liqenit në vitin e kaluar.

“Është keq, ama ende jo katastrofike, ka thënë ai. “Ka ende kohë për ta ndrequr e zbutur situatën”.

Në disa mënyra, ndreqja është e thjeshtë: Duhet më shumë ujë të rrjedhë nëpër liqen.

Ama kjo nuk është një detyrë e vogël për shtetin që është rritur për 18.4% gjatë dekadës së fundit, me afro 3.28 milionë njerëz.

Utah në përgjithësi ka ujë relativisht të lirë. Një auditim shtetëror i vitit 2015 ka zbuluar se çmimet e ujit në Salt Lake City ishin më të ulëta se pothuajse në çdo qytet tjetër të anketuar, duke përfshirë këtu edhe Phoenix, Las Vegas dhe Santa Fe.

Mirëpo, një nëngrup shtëpish kanë qasje në ujin me çmim të ulët – më i liri në vend, sipas Këshillit të Lumenjve në Utah.

Rreth 200.000 shtëpi dhe biznese paguajnë një tarifë fikse për një sezon të tërë uji vaditës. Quhet një sistem ujësjellës dytësor, i bërë nga furnizimi bujqësor dhe i konvertuar në komunitetet që tani janë kryesisht periferike.

Teksa shumica e njerëzve kanë matës uji në shtëpitë e tyre, përdorimi i tij nuk matet për përdoruesit dytësorë të ujit.

Ka pasur shtyrje për të ndryshuar sistemin më parë, dhe një pjesë e arsyes është kostoja për metër prej rreth 1.500 dollarë, por guvernatori ka mbështetur shpenzimin e rreth 250 milionë dollarëve në paratë federale të ndihmës pandemike për instalimin e tyre.

Këshilli i Utah Rivers do të dëshironte që njerëzit të paguajnë më shumë për atë ujë, por ka pasur pak diskutim publik për këtë vit. Tim Hawkes, përfaqësues i GOP-it në Utah argumenton se edhe ruajtja e 20% përmes ndërgjegjësimit do të rriste në mënyrë dramatike shanset që liqeni të qëndrojë i shëndetshëm.

Ky vit do të jetë një vit më i lagësht se 2021-ta, ani pse kjo nuk përkthehet menjëherë në më shumë ujë për liqenin. Së pari vjen rimbushja e furnizimeve me ujë të pijshëm. Pastaj vjen liqeni.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

Ditëlindja e Ibrahim Rugovës/ Politika në Kosovë dhe Shqipëri kujtojnë figurën e presidentit historik

2 December, 2025
Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

Një shans për paqe, por pengesat mbeten – çfarë sapo dëgjuam nga Zelensky dhe Martin

2 December, 2025
Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

Witkoff dhe Jared Kushner(dhëndri i Trump) shfaqet në qendër të Moskës në një video të postuar nga mediat ruse

2 December, 2025
Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

Putin thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me Evropën, por është gati të luftojë, përpara bisedimeve me SHBA-në

2 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result