Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas betimit të Altin Binaj para Presidentit, si anëtar i 5-të i Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se ky është një zhvillim mjaft pozitiv. Sipas saj, Gjykata Kushtetuese mund të jetë funksionale brenda këtij viti, falë bashkëpunimit mes Presidencës, KED dhe Parlamentit.
“Urime Altin Binaj për betimin e tij si gjyqtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese. Faleminderit Presidentit Ilir Meta për mundësimin e këtij zhvillimi pozitiv. Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 12/31 është brenda mundësive, falë veprimit dhe bashkëpunimit urgjent nga Presidenca, KED dhe Parlamenti”, shkruan Kim.