Kyriakos Mitsotakis u betua si kryeministër i ri i Greqisë, pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme. 55-vjeçari nisi menjëherë punën lidhur me zbatimin e premtimeve të tij për të rindërtuar imazhin e vendit, krijuar vende të punës, rritur pagat dhe për të shtuar të ardhurat gjatë mandatit të tij të dytë. Partia konservatore, Demokracia e Re fitoi 158 ulëse në parlamentin me 300 deputetë, ndjekur nga SYRIZA e majtë me 48 ligjvënës.
“Pasi u zgjodha si kryeministër dhe fitova besimin e parlamentit, tani mund të rikthehem në detyrë dhe të vazhdoj punën time, siç thoni ju, nën peshën e këtij posti dhe kësaj përgjegjësie”, u shpreh Mitsotakis.
Ish-bankieri, pasardhës i një familjeje të fuqishme politike në Greqi, ka shërbyer si kryeministër deri në vitin 2019, përpara se të dorëhiqej për t’i lënë vendin një qeverie teknike deri në zgjedhjet e 21 majit, që nuk prodhuan një fitues të qartë. Zgjedhjet e përsëritën sërish këtë të diel, ku Mitsotakis fitoi një maxhorancë të plotë.
Mes ndryshimeve të mëdha të premtuara, kryeministri do të çojë përpara reforma të thella në industrinë jetësore të turizmit dhe në nivelin e pagave. Ai gjithashtu synon që të bëjë një nga reduktimet më të mëdha të borxhit global të Greqisë.