Bexheti: Duhet të bëhet ndarja e flamurit të kombit maqedonas me flamurin shtetëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i Grupit Parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti thotë se mbështesin idenë për ndryshimin e stemës, por që sipas tij, duhet të ndryshohet himni, të largohet 20%-shi që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, ndërkaq, si propozim shtesë i BDI-së dhe Frontit Europian, është që të ndryshohet edhe flamuri.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për stemën, por gjithashtu, pasi që stema është një ndër më të vjetrat nga social-komunizmi, për himnin që himni të jetë që i përfshin të gjitha, gjithë popujt këtu në Maqedoni, që të jetë e pranueshme për të gjithë qytetarët, që ta ndjejnë si të veten.

Normalisht edhe te pjesa e ligjit për gjuhën shqipe, por gjithashtu që edhe flamuri shtetëror të ndjehet si i të gjithëve.

Mendoj se në këtë pako duhet të bëhet ndarja e flamurit të kombit maqedonas me flamurin shtetëror”, tha Blerim Bexheti për “TV21”.

Share This Article