ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 56 minutes ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 59 minutes ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 6 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 6 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 6 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Bexheti “i habitur” me reagimin e kryeministrit Zaev

albnews by albnews
15 August, 2019
in Maqedonia
0
Bexheti “i habitur” me reagimin e kryeministrit Zaev
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pavarësisht mohimeve të kryeministrit Zaev, kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti në një bisedë telefonike për Alsat, këmbëngul në atë që tha para disa ditësh, se Zaev i ka kërkuar atij që të ndërhyjë në gjyqësorë. Bexheti nuk deshi të komentojë më shumë në lidhje deklaratën e Zaev por tha se do të prononcohet kur të ketë moment të ri. Nga ana tjetër Komisioni Anti-korrupsion është në fazën finale të përgatitjes së iniciativës për ndjekje penale të Belerim Bexhetit, të cilën javën e ardhshme do e dorëzojë në Prokurorinë Publike. Kryetarja e Anti-korrupsionit Biljana Ivanovska thotë se nuk kanë vepruar nën presion kur është hapur lënda dhe se e njëjta nuk është inciuar në shenëj hakmarrje. Sipas saj, lënda është hapur në muajin mars, e jo më 17 korrik, siç pohon Bexheti.

“Padia penale po përgatitet, javën e ardhshme do të dorëzohet në Prokurorinë Publike. Presione nuk kemi pasur e as që kemi tani. Përveç asaj që është thënë në publik, e që nuk korrespondon me të vërtetën sepse Anti-korrupsioni nuk e ka hapur lëndën kur kryeministri paska folur më 17 korrik, me kryetarin e komunës, por lënda është hapur më 20 mars, kur të të gjithë institucionet u prononcuan si jo kompetente, dhe ne nga ajo që dëgjuam në media e hapëm lëndën për platformat jo legale në Matkë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

RelatedPosts

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Mickoski: Pres që Prokuroria ta zbardh rastin me përgjimin

Komisioni për parandalimin e korrupsionit kërkoi ndjekje penale për kreun e Sarajit Blerim Bexheti për shkak të mos-veprimit ndaj kërkesave për legalizimin e platformave jo-legale në Matkë. Sipas Komisionit antikorrupsion, platformat ilegale nuk i nënshtrohen legalizimit, por edhe përkundër këtij fakti Bexheti nuk i refuzoi kërkesat e madje i mbajti në sirtar ato. I pakënaqur me këtë konstatim të anti-korrupsionit, Bexheti paralajmëroi padi ndaj anëtarëve të komisionit, duke vlerësuar se ky vendim është sjellë në mënyrë jo profesionale dhe hakmarrje nga kryeministri. Bexheti thotë se Zaev e ka thirrur dhe nga ai ka kërkuar që të ndikojë tek disa anëtarë të këshillit gjyqësor për shkarkimin e një kryetari të gjykatës. Por kjo u mohua nga kreu i qeverisë i cili pranoi se ka biseduar me Bexhetin por se vetëm është interesuar nëse ndonjë nga anëtarët e këshillit gjyqësor po e mbron kreun e supremes, Jovo Vangellovski.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result