Bezos kritikon thirrjen e Biden për uljen e çmimit të karburanteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos ka kritikuar thirrjen e presidentit amerikan, Joe Biden i cili kërkoi nga kompanitë e tregtimit të karburanteve, që të ulin çmimet në pompa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bezos ka ironizuar administratën e Biden, duke thënë se rritja e infacionit është kthyer në problem për Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.

“Oh. Inflacioni është një problem shumë i rëndësishëm për Shtëpinë e Bardhë për të vazhduar të bëjë deklarata të tilla. Është ose një keqdrejtim i drejtpërdrejtë ose një keqkuptim i thellë i dinamikës bazë të tregut”, u shpreh ai në Twitter.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre hodhi poshtë kritikat nga Bezos, duke argumentuar se çmimet e naftës kishin rënë me rreth 15 dollarë për fuçi në muajin e kaluar, ndërsa çmimet në pompë kishin rënie më të lehtë.

Në muajin maj, Bezos akuzoi Biden se mashtron publikun amerikan dhe fajësoi administratën e tij për rritjen e inflacionit në vend.

Share This Article