BIA serbe ndalon dhe merr në pyetje këshilltarin e kryeministrit Haradinaj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Srdjan Jovanovic, është ndaluar sot nga policia serbe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Ai ishte ndaluar nga disa anëtarë të MUP-it serb, derisa ishte nisur për në Vranje.

Anëtarët e MUP-it serb i kishin thënë se urdhri për ta ndaluar u kishte ardhur nga shërbimi i inteligjencës serbe (BIA), dhe më pas sipas njoftimit të partisë së Sllobodan Petroviqit, i cili javë më parë është sulmuar fizikisht nga dy zyrtarë të Listës Serbe.

Jovanoviq ishte nisur për në Serbi për vizitë private, por u ndalua nga anëtarët e MUP-it.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe ndërmarrin veprime të tilla ndaj anëtarëve të SLS-së.

Më herët janë ndaluar edhe Sllobodan Petroviq, Boban Stankoviq, Nebojsha Javkovljevic dhe Srecko Spasic.

“Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto tentime për frikësim dhe keqtrajtim. Për të pestën herë ne u bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe të gjithë institucioneve të reagojnë lidhur më këto veprime”, thuhet në komunikatë.

Këto veprime të autoriteteve serbe ndaj zyrtarëve të SLS-së vijnë pasi që partia e Petroviqit po bashkëpunon me institucione të Republikës së Kosovës dhe nuk dëgjon urdhrat e Aleksander Vuçiqit sikurse Lista Serbe. 

Share This Article