Bianciardi: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të përkohshme dhe të kthyeshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe hap i kthyeshëm.

Sipas tij, kur të arrihet shtensionimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike.

Bianciardi u shpreh më tej se stabiliteti politik është i rëndësishëm në sigurimin e prosperitetit të Kosovës.

Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve për shtensionim të situatës në veri. Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën.

Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”, ka deklaruar  ai.

Ai ka thënë se shpreson që shtensionimi të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që BE-ja ta kthejë fokusin e saj në reformën e Kosovës.

Share This Article